Gjilani nis pilot projektin e shujtave për nxënësit

0

Komuna e Gjilanit ka nisur sot zyrtarisht projektin e ndarjes së shujtave ditore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat fillore në Verbicë të Zhegocit, Kishnapole dhe Shurdhan.

Ka qenë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, të cilët ua kanë shpërnda ushqimin nxënësve të shkollës në Verbicë të Zhegocit.
“Jemi ardhur fizikisht këtu për të nderuar personelin e shkollës, nxënësit dhe prindërit. Është njëra nga pikat më të larta që ka komuna jonë në Malësinë e Zhegocit. Përveç programit në shkollë, ne do ta funksionalizojmë në tërësi edhe ambulantë e fshatit, ndërtimin e rrugës që është jetike për këta banorë dhe projekte tjera. Kjo është njëra prej shkollave që e ruan ekzistencën e kësaj popullatës këtu dhe njëra prej shkollave që ka rezistuar në luftën e fundit, duke qenë shembull i mësimnxënies. Urime për fëmijët”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri, njofton kumtesa për media.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNgrohtorja e shkollës ndotë ajrin e qytetit!
Artikulli tjetërMessi ende lojtari më i paguar në botë, asnjë lojtar i klubeve gjermane në Top-10