Gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj
e konfirmoi lajmin dhe tutje shtoi se ky trup është i luftës së fundit në Kosovë.
Gjetaj tha “Sipas ekspertëve , trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”.
Gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar shtoi tutje Gjetaj.