Dënohet me tre vjet burgim për sulm seksual ndaj të miturës

0

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, më 8 gusht 2019 shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit O.H, për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të njëjtin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet.
I pandehuri O.H akuzohet se qershor 2019 në një hotel në Prizren, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur S.M, në atë mënyrë që pasi i njëjti është takuar me të miturën dhe pasi kanë qenë në lidhje të mëhershme, të njëjtit janë dakorduar që të shkojnë në Prizren, dhe pasi kanë marr një dhomë në hotel, gjatë qëndrimit aty i pandehuri ka filluar ta prekte të dëmtuarën me qëllime seksuale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKolona të gjata në kufi, pritje mbi shtatë orë për të dalë nga Kosova
Artikulli tjetërTë nxehtit ekstrem, shkaktar i vdekjes së 400 personave në Holandë