Të nxehtit ekstrem, shkaktar i vdekjes së 400 personave në Holandë

0

Pothuajse 400 persona më shumë kanë vdekur në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës sesa në një javë të zakonshme vere, thuhet në raportin e agjencisë holandeze të statistikave CBS, shkruan Reuters.

“Në total, 2964 persona kanë vdekur në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik”, thuhet ndër tjera në raportin e CBS, që i bie rreth 15 për qind më shumë sesa që ndodh në një javë gjatë verës, transmeton Telegrafi.

Temperaturat e regjistruara nëpër Evropë gjatë javës së fundit të korrikut ishin 40 gradë celsius, kurse numri i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me normën e dy valëve të nxehtit të viti 2006, që konsiderohen si më të gjata në këtë vend.

Rreth 300 viktima shtesë ishin midis personave të moshës 80-vjeç dhe më të vjetër. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më shumë sesa në pjesët tjera të vendit.

Holanda ka një popullsi prej 17 milionë banorë, kurse kjo ishte vala e dytë e të nxehtit ekstrem që ka goditur këtë muaj Evropën, e ekspertët e ndryshimeve klimatike paralajmërojnë se kjo nxehtësi mund të bëhet edhe më e zakonshme, për shkak të sasisë të madhe të emetimit të gazrave. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDënohet me tre vjet burgim për sulm seksual ndaj të miturës
Artikulli tjetërDënimi me burgim të përjetshëm nuk i ndal vrasjet e grave në Kosovë