Beogradi shpreson se vizita e Macronit do t’i jap fund taksës

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, arrin të hënën për vizitë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Macron, do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndëpresë lojën me “taksën”, të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.

“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn,për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçiq.

Ai tha se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë. /Rel/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShqiptari që vrau babanë dhunues në Greqi po konsiderohet hero nga grekët
Artikulli tjetërEgjipti hap dyert e dy piramidave pas 54 viteve, ato janë 4,600 vjet të vjetra