Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Bekë Berisha, dje gjatë qëndrimit një ditor në Pejë, takoi nga afër qytetarë të ndryshëm, ku shpalosën brengat e tyre dhe kërkuan sa më shumë përkrahje dhe mbështetje sa i përket problematikave që hasin çdo ditë.
Entuziazmi sa i përket partisë së AAK-së vërehej tek cdo person, sepse kauza e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është mëse e qartë dhe e sinqertë.
Prandaj me punë e shumë përkushtim mund të arrijmë ta kemi një shtet të fuqishëm, drejt fitores së merituar, tha Bekë Berisha.