Arrestohet një person për vjedhje, drogë e dhunë familjare në Pejë

0

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin: L.R. i lindur vitin 1990.

I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për veprat penale ‘ Vjedhje e rëndë’, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’. Po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

( foto ilustrim )

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTë shtëna në ahengje, konfiskohen tri armë në Mitrovicë
Artikulli tjetërBurgu i Goli Otok pas gjashtë dekadash