Policia arreston 1(një) person të dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrop
Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019 në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.
Hetuesit kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuan’
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme.