Arrestohet një përson në Pejë

0

Policia arreston 1(një) person të dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrop

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019 në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

Hetuesit kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuan’

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave
Artikulli tjetërStudentët bllokojnë Fakultetin e Arteve, kërkojnë kushte më të mira