Arrestohet djali i Ethem Çekut

0

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Prishtinë Ard Çekun pasi në veturën e tij raportohet të jetë gjetur një armë pa leje.
Ard Çeku është djali i Ethem Çekut, dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ethem Çeku, babai i të arrestuarit.
“Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Ethem Çeku.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakEdhe Infermierët protestojnë kundër Ligjit mbi Pagat
Artikulli tjetërPërkujtohen “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë