Aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, gjithçka çfarë po ndodh

0

E plotësuar:  Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka demantuar mediat serbe se operacioni policor i ndërmarrë në veri lidhet me vrasjen e policit, Enver Zymer dhe ish-politikanit Oliver Invanoviq.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.

E plotësuar: Telegrafi tashmë ka mësuar edhe identitetin e policit të plagosur gjatë aksionit të Njësisë Speciale së Kosovës në veri të Mitrovicës, ai është Hysen Ademi

E plotësuar: Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.

E plotësuar: Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës.

Haradinaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

E plotësuar: Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar policin e plagosur gjatë aksionit policorë në veri të Mitrovicës.

Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, pasi siç tha ai polici ka marr një plagë të lehtë në kukë.

E plotësuar: Njësitë e ROSU-s kanë ndërmarrë një aksion në komunat veriore të Kosovës, ku me këtë rast kanë arrestuar disa pjesëtarë të policisë.

Kjo ka bërë që të reagojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili urdhëroi që të gjitha njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie të plotë.

E plotësua: Nga aksioni i cili është duke ndodhur në veri të Mitrovicës, një zyrtarë i policisë ka mbetur i plagosur i cili është duke u trajtuar në spitalin në jug të Mitrovicës.

Pamje nga aksioni i policisë në veri të Mitrovicë.

E plotësuar: Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për krim të organizuar.

Ndërkaq, edhe sirenat që simbolizojnë situata të jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë lëshuar

E plotësuar: Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim thuhet se edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksion i Njësisë Speciale në veri, 5 të arrestuar
Artikulli tjetërPas aksionit në veri, Thaçi mbledh strukturat e sigurisë