Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.
K
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/