Ahmeti reagon pas aksidentit në Prishtinë, ku u përfshinë një kamion dhe nëntë vetura

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur sot në kryeqytetet, në të cilin janë përfshirë nëntë vetura dhe një kamion.

Ahmeti në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, dhe se menjëherë kanë dërguar në vend të ngjarjes dy ekipe të urgjencës së komunës, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkruar se fatmirësisht personat nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Ahmeti ka thënë se beson se gjatë ditëve në vijim të zbardhen të gjitha detajet.

Aksidenti në Prishtinë: Kamioni goditi nëntë vetura, lëndohen tre persona

Aksidenti në Prishtinë: Kamioni goditi nëntë vetura, lëndohen tre persona

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani”.  Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kahjen e kundërt të rrugën ‘Agim Ramadani’./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksidenti në Prishtinë: Kamioni goditi nëntë vetura, lëndohen tre persona
Artikulli tjetërShfrytëzojnë “muret e dobëta”, të burgosurit në Angli hapin dy vrima – publikohen pamjet e arratisjes së tyre