Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një 31 vjeçar

0

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orë 02:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnaselle.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë në motoçikletë, ngasësi i të cilës 31 vjeçar ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnaselle. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se turpi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërkaq që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZgjedhjet e parakohshme, KQZ për momentin nuk ka para për organizimin e tyre
Artikulli tjetërAgim Bahtiri sot zyrtarizon kalimin e tij në Vetëvendosje