Agim Bahtiri sot zyrtarizon kalimin e tij në Vetëvendosje

0

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nga sot edhe zyrtarisht do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimin e tij në këtë subjekt do ta bëjë publik sot në orën 16:00.EKështu ka bërë të ditur për Telegrafin, vetë Bahtiri.

“Po, sot në ora 16:00 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë do të mbahet ceremonia e aderimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje’, ka thënë shkurt Bahtiri.

Kujtojmë se Agim Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR. Mirëpo këtë ai e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një 31 vjeçar
Artikulli tjetërNë Pejë dënohen tre veteranë të rrejshëm të UÇK-së