Aksident me fatalitet në rrugën Prekovc-Llabjan, humb jetën një person

0

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vet aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

“Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ku edhe ka shkaktuar vetaksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë. I ndjeri, pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMediat serbe: Marrëveshja Kosovë-Serbi deri në fund të vitit, por me një kusht
Artikulli tjetërAksident me të lënduar në fshatin Gllarevë