Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:30, në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.