Punëtorët e Llamkosit protestojnë kundër shitjes së fabrikës pa kushte

0

Punëtorët e fabrikës Llamkos në Vushtrri do të organizojnë një protestë të premten për të kundërshtuar shitjen e kësaj fabrike pa kushte.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, ka thënë se reagimi i punëtorëve ka ardhur pas vendimit të fundit të Gjykatës Ekonomike që ndërmarrjen “Llamkos” ta vërë në shitje pa kushte.

Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)

Po ashtu Hasani ka treguar se punëtorëve të Llamkosit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), u ka mbetur edhe 13 paga borxh.

Gjykata Ekonomike në Prishtinë, para pak ditësh kishte marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.Lexo po ashtu:

Ndryshe, privatizimi i Fabrikës së ‘Llamkosit’ të Vushtrrisë kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBarte armë me leje të Serbisë, i konfiskohet nga policia e Kosovës
Artikulli tjetërBahtiri dorëzon peticionin te presidenti