Barte armë me leje të Serbisë, i konfiskohet nga policia e Kosovës

0

Stacioni Policor ne Istog më datë 20.02.2019 në ora 11:40 ka pranuar informatë se i dyshuari M.Dz. i lindur 1951 Serb /Kosovar, posedon armë për të cilën nuk ka leje përkatëse.
Njësia e hetimeve pranë këtij stacioni ka kontaktuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka një armë me leje të Serbisë.
Pistoleta e tipit ‘Crvena zastava’ cal 7.62mm prodhim Jugosllav së bashku me 8 (tetë) fishek të njëjtit kalibër është konfiskuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKryetari Haki Rugova, priti në takim Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Rasim Demirin
Artikulli tjetërPunëtorët e Llamkosit protestojnë kundër shitjes së fabrikës pa kushte