Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Kosovës

0

Pushimit dimëror në futbollin kosovar po i vije fundi.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar edhe orarin e ndeshjeve, ku një do të zhvillohet të shtunën ndërsa tri të tjera të dielën.

Ferizaj – Feronikeli do të jetë takimi i parë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës dhe do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt të shtunën nga ora 13:00.

Të dielën nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Vëllaznimit dhe Dritës në Gjakovë.

Në po të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja në Hogosht, ku skuadra e Kikës do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Ndërkohë po të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet Prishtina do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.

Kujtojmë që në çerekfinale do të zhvillohet vetëm një ndeshje dhe në rast se nuk ka fitues atëherë ndeshja shkon në vazhdime dhe nëse as pas vazhdimeve nuk sjell fitues atëherë skuadrat gjysmëfinale caktohen përmes penalltive. /Telegrafi/

E shtunë ora 13.00 09.01.2019
Ferizaj – Feronikeli ora 13.00

E diel 10.01.2019
Vëllaznimi – Drita ora 13.00
Kika – Ballkani ora 13.00
Prishtina – Trepça ’89 ora 15.00

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBLAKAJ: TË MITURIT NËN MOSHËN 14 VJEÇARE PO PËRDORIN DROGË
Artikulli tjetërMjekët, teknikët dhe infermierët e QKMF-së në Istog, kërkojnë nga kryetari i komunës shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni