Safet Blakaj nga OJQ-ja “Labyrinth” merret në baza ditore me ata që janë prekur nga drogat.
Atë nuk e shqetësojnë këngët, por trendi që ka nisur të shkojë në drejtimin shqetësues: gjithnjë mosha e atyre që nisin përdorimin e drogës po zvogëlohet, po shkon kah fëmijët.
Sipas tij tashmë ka raste kur edhe persona në moshën 14 vjeçare kanë filluar të abuzojnë me drogat.
VIDEOhttps://video.gjirafa.com/droge-censure-2?fbclid=IwAR01x3gWq-JL7jxM7yfP1-jNALJ_FL96zHKm_4QOAEsTXpDjrL7uJ8JzI1Y
Sipas statistikave që ai ofron në një intervistë për InDoks dikur mosha e personave që për herë tëparë fillonin përdorimin e drogave ishe mbi 21 vjet, derisa vitet e fundit ajo po ulet në mënyrë drastike.
InDoks në dokumentarin “Drogë & Censurë” ka bërë një hulumtim të gjerë për fenomenin e drogës në Kosovë.