Shumë njerëz ankohen se ndihen të lodhur vazhdimisht, e kjo ndikon në mënyrën se si i kryejnë aktivitetet ditore, madje edhe ua ulin motivimin për t’i kryer detyrat e caktuara.

Mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, por nëse bëni gjumë mjaftueshëm dhe prapëseprapë ndiheni të lodhur, atëherë kjo është mënyra se si trupi ju tregon që keni mungesë të ndonjë vitamine apo minerali, transmeton Telegrafi.

Lodhja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e shumë mungesave të vitaminave apo mineraleve, një prej të cilave është mungesa e hekurit.

Hekuri është i rëndësishëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin përgjatë trupit.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë probleme me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe kjo shpie në anemi.

Kjo pastaj ndikon të dobësohet sistemi i imunitetit, ndërkaq me një imunitet të dobët ju jeni më të rrezikuar nga sëmundjet dhe infeksionet.

Mungesa e hekurit mund ta rritë rrezikun edhe të zhvillimit të komplikimeve që ndikojnë në zemër apo mushkëri.

Simptoma kryesore e mungesës së hekurit dhe anemisë është lodhja dhe mungesa e energjisë. Simptomat tjera përfshijnë problemet me frymëmarrje, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës, humbjen e apetitit, etj.

Mungesën e hekurit mund ta zgjidhni duke ngrënë ushqime që janë të mbushura me këtë mineral. Hekuri mund të gjendet në mish, fasule, produkte arrore, fruta të tharë, perime të gjelbra, etj.

Nëse merrni suplemente hekuri, mos i merrni më shumë se 20mg në ditë sepse kjo mund të shpijë në kapsllëk dhe dhimbje stomaku.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKatër tregues të qartë që në vend të dhjamit, gjatë ushtrimeve humbni muskuj
Artikulli tjetërAGK dhe Inspektorati i punës monitorojnë kushtet e punës së gazetarëve