Moti, ulje e temperaturave

0

Në Kosovë sot moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë në zonat malore nga 04ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 18ºC.

Në Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët me alternime vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 15C në 24ºC.

Era do të fryjë në drejtim verior- verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. /Telegrafi

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRrënohen stanet në bjeshkën e Ishtedimit, banorët thonë se kjo u bë nga shteti i Malit të Zi
Artikulli tjetërU incizua duke marrë ryshfet, arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë