Haki Rugova e kryen obligimin qytetarë !

0

Kryetari i Istogut z.Haki Rugova i shoqeruar me zonjën e tij, sot rreth ores 11:15 ka hedhur voten e tij në qendrën me të madhe të votimit në Istog, gjimnazi ” Haxhi Zeka”.

I pyetur rreth mbarvajtjës se këtyre zgjedhjeve ai tha: ” Ky proces zgjedhor sipas informacionëve deri me tani ka shkuar mbarë, nuk kemi informacione për ndonje incident eventual, shton se përgatitjët e duhura janë kryer me kohe, si dhe numri i qytetarëve votues është i kënaqshëm deri me tani”.

Ndërsa lidhur me kandidatët favorit Rugova tha: ” të gjithë kandidatët janë të mirë pa dallim subjekti, kurse sa i përket subjektit qe ai i përket tha është e vështirë të përcakotohësh për 4 kandidatë duke ditur përgatitjët e gjithë atyre qe tashme janë në këtë garë”.

Përvec Kryetarit Rugova, po ne këtë qendër ne pam edhe kandidatin nga radhët e LDK Skemb Manaj dhe shumë përsona eminent të cilët bashk me familjët e tyre kishin dalur qe të kryenin obligimin qytetar.

Për fund vlenë të cekët se numri i votuesve deri në ora 11 ka qenë afro 8%, shifër kjo e kënaqshme për kohën e paraditës, kurse deri në orët e mbremjës sakt në orën 19:00 kur edhe pritët të përmbyllët procesi i votimit pritët qe kjo shifër të rritët bazuar në fluksit të madh të qytetarëve qe pam në rrugët e Istogut.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakOPINION : Kush do t’i fitoi zgjedhjet
Artikulli tjetërKLKZ-Istog : ” Procesi zgjedhor në Istog po shkon mirë “