Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orë 02:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnaselle.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë në motoçikletë, ngasësi i të cilës 31 vjeçar ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnaselle. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.
Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se turpi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërkaq që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin. /Telegrafi/