Futbollisti nga Kosova, Fitim Rugova është bërë me skuadër të re.
22-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin zviceran Nyon, aty ku do ta vazhdojë karrierën.
Rugova, me prejardhje nga Istogu deri më tani ka qenë pjesë e Versoix.
Nga edicioni i ardhshëm, futbollisti i talentuar kosovar do të luajë në rangun e tretë të futbollit zviceran me skuadrën e Nyonit./Zëri.info