Gjykata i jep të drejtë një noteri të punojë pesë vjet pas daljes në pension

0

Isak Ademi ka pesë vjet që ka mbërritur moshën e pensionimit. Por ushtrimin e detyrës së noterit nuk e ka ndalur derisa ka kremtuar ditëlindjen e 70-të, dhe insiston që atë ta vazhdojë edhe për dy vjet të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji për noterinë parasheh që pensionimi arrihet në moshën 65-vjeçare. Ky ligj së fundi është amendamentuar në vitin 2018. Ligji i vjetër e kishte të përcaktuar moshën 70-vjeçare si moshë pensionimi.

Ademi, sipas informatave të gazetës, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që postin publik të noterit ta ushtrojë edhe për dy vjet, pavarësisht se ai në qershor të këtij viti ka mbërritur pensionin edhe sipas Ligjit të vjetër për noterinë.

Ministria e Drejtësisë, mbështetur në Ligjin në fuqi, ka vendosur që Ademin ta pensionojë. Por çështja nuk ka mundur të mbyllej, meqë ai ka ushtruar padi në gjykatë. Dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të saj. A

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKryetari Rugova priti në takim drejtorin e AKP-së Valon Tolaj
Artikulli tjetërFutbollisti nga Kosova transferohet te skuadra e njohur zvicerane