Një person i moshës 82 vjeçar është nxjerr pa shenja jete nga një pus, në orët e para të paradites së sotme në fshatin Makërmal të Skenderajt.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar për obduksion
“Rasti për momentin është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’. Një 82 vjeçar është nxjerrë pa shenja jete nga pusi. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti për Telegrafin. /Telegrafin/