Kërkimet për gjetjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, transmeton zeri.info
Lojtarja e Young Boysit u zhduk pasditen e së shtunës në liqenin Como në Lombardi të Italisë.
Sot kërkimet janë duke vazhduar edhe me ndihmën e një roboti, që do t’i kryejë kërkimet në fund të liqenit, aty ku zhytësit e kanë të vështirë të arrijnë, shkruajnë mediet zvicerane.
Shpresat që ajo të gjendet e gjallë pas kaq shumë orësh janë të vogla.
Liqeni ku është zhdukur Ismaili besohet të jetë i thellë deri në 100 metra./Zëri