Shitet xhaketa “fatsjellëse” e Guardiolës

0

Xhaketa ngjyrë gri e veshur nga menaxheri i Manchester City, Josep Guardiola gjatë sezonit të fundit në të cilin fitoi tri trofe në Angli (Ligën Premier, FA Cup, League Cup) u shit në një ankand bamirësie rreth shtatëmijë euro.

Spanjolli, pas triumfit në FA CUp kundër Watfordit, pohoi se do ta nxirrte në shitje xhaketën për bamirësi dhe se klubi njoftoi se ajo tashmë është blerë nga tifozi i tyre në SHBA, James Hodge.

Paratë e fituara pas shitjes së saj do të shfrytëzohen në sigurimin e ushqimit falas për familjet në Manchester.

“Unë jam i kënaqur që kaq shumë para janë grumbulluar për bamirësi dhe është gjithashtu fantastike të jem në gjendje t’u japim tifozëve diçka personale që na ndihmoi të arrijmë suksesin e pabesueshëm të sezonit të kaluar”, tha Guardiola.

Manchester City u bë klubi i parë në Angli që ka fituar kurorën e trefishtë në Angli, por ka dështuar në garat evropiane. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHyri për të vjedhur, familja shqiptare kap hajnin dhe i jep një dajak të mirë
Artikulli tjetërMoti për të Mërkurën dhe të Enjten