RTV Fontana grumbullon 4000 euro për fëmijët e prekur me Kancer dhe Leukemi

0

Sot në emision të drejpërdrejtë i`u dorëzuan paratë e grumbulluara në shumë prej 4000 euro drejtoreshes se Shoqatës CURE2CHILDREN Leonora Bajraktari, shoqate kjo e cila kontribon në mirëqënien, shërimin dhe rehabilitimin e fëmijëve të prekur më sëmundjet Kancer dhe Leukemi.

Kjo shumë u mundësua nga njerëz të vullnetit të mire në bashkëpunim  më RTV Fontana në Istog

P.s  shuma e dedikuar këtyre fëmijëve  më saktësisht ishte fiks 3896 euro, mirëpo  për hir të jetës se tyre dhe për të rrumbullaksuar shumën i kompenzuam këto para nga të hollat qe dorëzohën për bamirësi në mediumin tonë dhe fiks 4000euro  sot i`u doëzuan drejtoreshës Bajraktari.

Drejtoresha Bajraktari duke qenë e pranishme në emision të drejtëpërdrejt aty ku edhe e pranoi shumën e parave të grumbulluara, u  shpreh shumë falënderuese dhe mirenjohëse ndaj  të gjithë kontributdhënësve, duke potencuar qe çdo cent i tyre do të jetë një buzëqeshje në fytyrën e këtyre fëmijëve. Vlenë të cekët qe RTV Fontana qysh prej fillimit të punës se saj ka kontribuar maksimalisht në sferën e bamirësisë, gjithmonë falendëruese ndaj atyre qe gjithmonë shprehin gatishmërinë për të kontribuar në aksione të tilla.RTVFontana

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMustafa: Presidenti Thaçi e ka humbur busullën, duhet shkarkuar
Artikulli tjetërRTV Fontana me bashkëpunëtorë dhuron ndihma për afro 300 familje me asistencë sociale