88 persona helmohen nga ushqimi në Drenas, mbyllet një lokal

0

Komuna e Drenasit ka njoftuar së 88 persona janë infektuar, ata dyshohet së janë helmuar nga ushqimi në një lokal.

Kjo komunë përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se 26 prej janë trajtuar në QKUK-Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë trajtuar përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Sipas tyre, më të marrë këtë informacion, Komuna ka marr masat për verifikim në terren ndaj lokalit ku janë ushqyer këta persona, me ç’rast është njoftuar Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe Stacioni Policor në Drenas për mbylljen e lokalit të dyshimtë dhe janë marr mostrat ushqimore nga ky lokal.

“Sipas raportit të IKSHP-së, helmimi ka ardhur nga sosi dhe majoneza e servuar ndaj klientëve të lokalit, ndërsa nga pacientët e hospitalizuar 16 raste i takojnë gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femërore”, thuhet në postimin e Komunës së Drenasit në ‘Facebook’.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja e 26 pacientëve të shtruar në spital është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike./Kallxo.com

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKurti takon Mustafën: U pajtuam që ta rrëzojmë Qeverinë
Artikulli tjetërKërkohët i zhdukuri Rrustë (Halil) Rexhepaj