Kërkohët i zhdukuri Rrustë (Halil) Rexhepaj

0

Një përson është zhdukur qe tash e tre ditë, Policia është në kërkim të tij.

Kërkesa për bashkëpunim e Policisë se Kosovës:

“Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192″

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak88 persona helmohen nga ushqimi në Drenas, mbyllet një lokal
Artikulli tjetër60 mijë euro për projektin “Bjeshka e Moknës”, shtegu i ecjes lidh bjeshkët nga Peja deri në Zubin Potok