Ahmeti: Shembja e dheut në Prishtinë u shkaktua nga shpërthimi i gypit të ujësjellësit

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar vendin ku është shembur dheu në rrugën në rrugën ‘Qamile Jaka’ në kryeqytet, ku ka thënë se janë evakuuar banorët përreth, ndërsa, kushdo që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë.

Ahmeti ka thënë se frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër.

“Sipas informatave mbrëmë ka shpërthyet një gyp i ujësjellësit dhe ka shkaktuar një hapësirë brenda tokës, dhe është bërë shembja. E mira e kësaj është që mbrapa nuk banon askush, e së shpejti pritet edhe të rrënohen. Kanë lëvizur edhe shtyllat. Rreziku i vetëm këtu është vinqi, po e shikojmë a me largu apo me heq. Kush do që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë. Kemi evakuuar banesat përreth. Frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, është ndërprerë mësimi/IndexOnline ( Foto Ilustrim )

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShembet dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në një shkollë
Artikulli tjetërGjatë kësaj jave mot me shi dhe stuhi