Komuna e Istogut shënon ditën e dëshmorëve

0

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova, është shënuar 12 prilli, dita e dëshmorëve të komunës së Istogut. Me këtë rast janë bërë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit të Istogut.

Pjesë e këtyre homazheve ishte kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të partive politike, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar veprën e të rënëve për liri.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGjysmë limoni dhe sodë bikarbonati: Çfarë shëron ky kombinim i fuqishëm!
Artikulli tjetërMbahet trajnimi per media me temë “Dezinformatat dhe lajmet e rreme”