Një person është gjetur i vdekur sonte në qytetin e Pejës, afër Fabrikës së Tullave. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, prokurori kujdestar dhe ekipet policore me të marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Dyshohet për vetëvrasje, derisa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pi pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.
Sipas burimeve të RTV Fontanes viktima ishte polic me profesion.