Lista e vitit 2019 me 10 qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë

0

Hong Kongu, Singapori dhe Parisi janë renditur në maje të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë.

Qytetet më të shtrenjta në botë kryesisht gjenden në Azi dhe Evropë, sipas anketimit të ri nga “Economist Intelligence Unit’s Worldwide Cost of Living”, transmeton Telegrafi.

Është hera e parë në historinë e këtij anketimi që tri qytete e ndajnë vendin e parë.

Në mesin e top 5 qyteteve më të shtrenjta, edhe kësaj radhe gjenden qytetet zvicerane, Cyrihu dhe Gjeneva.

Gjithashtu në top 10 të qyteteve më të shtrenjta janë Osaka në Japoni, Seuli i Koresë Jugore dhe Kopenhaga e Danimarkës.

Në anën tjetër, Tel Aviv është i vetmi qytet i Lindjes së Mesme që ka arritur të futet në top 10 të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë.

Ky indeks vjetor i krahason çmimet e gjërave të përditshme në 133 qytete përreth botës, duke përfshirë çmimin e rrobave, gjërave argëtuese, edukimit dhe faturave mujore.

Sipas anketimit, prerja e flokëve për gratë në Singapor, Paris dhe Hong Kong kushton 96.01 dollarë, 119.04 dollarë dhe 112.10 dollarë.

Ndërsa në tri qytetet më të lira të botës – Caracas në Venezuelë, Damasku në Siri, dhe Tashkent në Uzbekistan – e njëjta prerje e flokëve kushton vetëm 1.77 dollarë, 7.77 dollarë dhe 12.43 dollarë.

Kjo është lista me top 10 qytetet më të shtrenjta në botë

1Singapori

1: Parisi

1: Hong Kongu

4: Cyrihu

5: Gjeneva

5: Osaka

7: Seuli

7: Kopenhaga

7: Nju Jorku

10: Tel Aviv

10: Los Angjeles

Kjo është lista me top 10 qytetet më të lira në botë

133: Caracasi

132: Damasku

131: Tashkent

130: Alamty

129: Bangalore

128: Karachi

128: Lagos

126: Buenos Aires

126: Chennai

124: New Delhi. /Telegrafi

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMeshkujt me mjekër janë partnerë më të mirë
Artikulli tjetërËshtë mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit komunal të Istogut