NJOFTIM / FALENDERIM

0


Të nderuar qytetarë, njerëz të vullnetit të mirë,
I nderuar Zeqir Mehmeti (Baci Zeqë), të respektuar staf i Radio Televizionit Fontana në Istog,
Më lejoni që fillimisht në emër të Kaltrinës, Familjes Dakaj dhe Haxhijaj, si dhe në emrin tim personal, të ju falënderoj nga zemra, juve si medium lokal dhe të gjithë stafin tuaj, për një kontribut të jashtëzakonshëm në grumbullimin e mjeteve për shërimin e Kaltrinës.
Falë gatishmërisë, vullnetit dhe angazhimit tuaj, ju vërtetë u bëtë njëra ndër adresat më të besueshme të qytetarëve të Istogut, por jo vetëm. Shumë mërgimtar, biznese e qytetar pa hezituar u bënë pjesë e këtij aksioni që ju e filluat për ti mundësuar Kaltrinës shërimin më të shpejtë në njërin nga spitalet e Stambollit.
Në pamundësi për ti falënderuar të gjithë ata qytetar e mërgimtar që kontribuuan përmes valëve të RTV Fontana, më lejoni që publikisht të ju them faleminderit të gjithëve pa dallim, Allahi ju shpërbleftë juve dhe familjet tuaja, me gjitha të mirat.
Ne do t’u jemi mirënjohës për gjithë jetën të gjithë juve, që në çfarëdo forme kontribuuat për shërimin e Kaltrinës.
Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, asnjëherë të vetme nuk dyshuam në vlerat humanitare që ka ky popull, asnjëherë nuk menduam se jemi të vetëm në këtë sfidë që kishim ne, gjithnjë e dinim dhe ishim të bindur se do të ishit me ne dhe këtë e dëshmuat edhe në këtë fazë të vështirë për familjen tonë.
Për më tepër, në pamundësi për të ju falënderuar secilin veç e veç, duam që të shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë atyre që kontribuuan për grumbullimin e këtyre mjeteve duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë, Vala, Ipko, Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni Fontana në Istog, televizionet dhe radiot tjera kombëtare e lokale, portalet, bizneset, arsimtarët, profesorët dhe nxënësit e shkollave të Komunës së Istogut, mërgimtarët, artistët e shumtë, shoqëria e Kaltrinës, të afërmit si dhe të gjithë qytetarët pa dallim që kontribuuan në mënyra të ndryshme qoftë përmes shpërndarjes në rrjete sociale, dërgimit të SMS, dërgimit të mjeteve përmes xhirollogarisëm, si dhe formave tjera.
Ne sot kërkojmë që të shpallet i mbyllur aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, ngase është arritur të grumbullohen mjetet e kërkuara në shumë prej 65,000 mijë euro, të cilat nga sot janë në dispozicion të shërimit të Kaltrinës.
Andaj nga zemra edhe njëherë u themi faleminderit të gjithë juve.
Me shumë respekt familja Dakaj-Haxhijaj,

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakIsh-ushtari i UÇK-së, letër drejtuar krerëve të shtetit: Djali im dhe shumë të tjerë ikën nga Kosova
Artikulli tjetërSot, mot me vranësira por i ngrohtë