Një 20 vjeçar ka kryer vetëvrasje sot në komunën e Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Basri Shabani, Zëvendësdrejtor Rajonal i Policisë për Ferizaj.
Ai ka thënë se i ndjeri është gjetur i varur në litar në një restorant, ku edhe kishte punuar.
“Rasti ka ndodhur në mëngjes, në komunën e Shtimes. Një 20 vjeçar është gjetur i varur në litar, në një restorant në vendin ku edhe ka punuar”, ka thënë Shabani.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani, këto janë informacionet që i posedojnë.