Zyrtare: Valdet Shoshi emërohet trajner i ri i Istogut

0

Klubi futbollistik ”Istogu” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Valdet Shoshi.
Shoshi nga sot do ta merr drejtimin e skuadrës së Istogut, stërvitjen e parë do ta zhvillojë sot në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Istog.

Trajneri pejan më herët kishte drejtuar Besën e Pejës dhe Drenicën.

Tashmë shtabi teknik i Istogut do të udhëhiqet nga Valdet Shoshi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë: Hysni Kabashi, Mehdi Arifaj dhe Driton Dreshaj.

I dëshirojmë mirë se ardhje trajnerit Shoshi në klubin tonë.

Vlen te theksohet që ende nuk dihet për gjendjen në të cilën gjendet klubi por besohet që ky klub do të privatizohet nga Hotel dhe Restaurant Trofta.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTruqet kundër mushkonjave: Mbetjet e kafes në fundin e filxhanit i ndjekin gjakpirësit
Artikulli tjetërVendimi për mos akreditim të universiteteve publike, mblidhet Komisioni për Arsim