Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një zjarrvënie të qëllimshme në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë.
Mediat lokale, duke cituar policinë, raportuan se një person kishte hyrë në studion e “Kyoto Animation Co” mëngjesin e së enjtes dhe hodhi në ndërtesë një lëng të paidentifikuar ende.
I dyshuari, i cili nuk është emëruar, është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.
Fati i rreth 30 njerëzve të tjerë ende mbetet i paqartë.
Zjarri shpërtheu në ndërtesën trekatëshe rreth orës 10:30.
Ndërkohë, operacionet e shpëtimit ende po vazhdojnë. /kp/