Tri nga katër komisionet e përhershme, Komisionin për Legjislacion, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, i kanë marrë nën udhëheqje dy partitë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kur dihet se edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve udhëhiqet nga një partner i dy partive më të mëdha, pra Lista serbe, rezulton që të katër komisionet e përhershme kanë rënë nën kontrollin qeveritar, duke prishur kështu traditën prej disa legjislaturash. Në këtë legjislaturë, Kuvendi do të ketë gjithsej 14 komisione parlamentare, dy më pak sesa në legjislaturën e kaluar.
Dy partitë në koalicionin qeverisës nuk janë treguar aspak të mëshirshme me opozitën, në ndarjen e komisioneve parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë marrë udhëheqjen e komisioneve me të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Tri nga katër komisionet e përhershme, Komisionin për Legjislacion, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, i kanë marrë nën udhëheqje partitë në pushtet. Ndërsa, në legjislaturat e kaluara këto Komisione i ka udhëhequr opozita, gjegjësisht dy partitë që aktualisht janë në pushtet, LDK e VV.
Ndonëse nuk ka një rregull se cilin Komision duhet ta udhëheq cila parti, ndarja bëhet në bazë të një rregulli të përzgjedhjes. Por, zakonisht në legjislaturat e kaluara, këto Komisione i kanë udhëhequr opozita. Në këtë legjislaturë Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë për t’i udhëhequr, Komisionin për Buxhet dhe Transfere si komision i përhershëm, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.