Vritet një person në Lipjan

0

Një person është gjetur i vrarë nga arma e zjarrit në një lokal në Rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se një mashkull rreth 36 vjeç është gjetur pa shenja jete në një lokal dhe rasti po hetohet nga Policia si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 20:00 Policia ka marrë informatën se në një lokal në Rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vend ngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, tha Borovci, për Telegrafin.

Ai ka thënë se aktualisht është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë.

“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, ka thënë Borovci.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në një kazino të këtij qyteti. I vrari thuhet se ishte punonjës i këtij lokali dhe është qëlluar gjatë një grabitjeje./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSot dita e parë e pranverës
Artikulli tjetërMbyllen 22 lokale masazhi dhe vë në pranga 9 persona