Vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku në Kosovë

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se numri i aksidenteve në komunikacion gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 65.

Siç bëhet e ditur, 31 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar ndërsa në 34 aksidentet tjera raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 453 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, polica bën të ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar 41 persona, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAustrali, shqiptari vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet
Artikulli tjetërTrajkoviq: Thaçi e Veseli janë intervistuar nga Specialja, Haradinaj u mbajti atyre “orë morali”