Veseli: Më parë mund të bie çdo qeveri, se sa të largohet Bondsteel

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel mund të bie.

“Të gjitha qeveritë mund të ecin e Bondsteel jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejt që unë jam tërhjek nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Veseli ka thënë se Serbisë, do t’i përgjigjen, ashtu siç e meriton, si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet.

“Nuk mundet askush me mbrojt vetëm Kosovën. Duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigj qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Veseli. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHaradinaj: Për Amerikën e lëshoj postin e kryeministrit, por taksën nuk e heq
Artikulli tjetërHoxha raportoi në Komisionin parlamentar: Nuk kemi humbur asnjë cent nga fondet IPA