Vdekja enigmatike e 53-vjeçarit në liqenin e Livoçit, familja thotë se ai s’ka pasur probleme me askënd

0

Prokuroria e Gjilanit ende nuk ka arritur të ndriçojë rrethanat e vdekjes së një gjilanasi. 53-vjeçari E.Sh. është nxjerrë dje i vdekur nga ujërat e liqenit të Livoçit.

Trupin e pajetë e kanë nxjerrë zhytësit e FSK-së, të cilët për të arritur deri te vendi ku gjendej viktima janë detyruar ta thyejnë akullin.

Në lidhje me rastin, Kallxo.com ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Zëdhënësja tha se rasti vazhdon të cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Xheladini theksoi se nuk kanë arritur të marrin informata rreth shkaqeve të këtij rasti tragjik.

“Rasti në fjalë, nga prokurori kujdestar fillimisht është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’. Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Gjithashtu, sipas familjarëve, nuk dyshohet që i ndjeri të ketë pasur ndonjë problem me dikë dhe nuk e dinë motivin”, tha Xheladini.Lexo po ashtu:

FSK publikon pamjet e operacionit të nxjerrjes së viktimës nga liqeni i Livoçit (Foto)

FSK publikon pamjet e operacionit të nxjerrjes së viktimës nga liqeni i Livoçit (Foto)

Në anën tjetër, portali ka raportuar mëngjesin e sotëm se mbrëmjen e kaluar, Policia e Rajonit të Gjilanit kishte marrë një informatë se një veturë e hapur ishte gjetur afër liqenit të Livoçit.

Nxirret një trup i pajetë nga Liqeni i Livoqit, dyshohet se është i një 53-vjeçari nga Gjilani

Nxirret një trup i pajetë nga Liqeni i Livoqit, dyshohet se është i një 53-vjeçari nga Gjilani

Disa media sot kanë bërë publik edhe identitetin e viktimës.

Sipas tyre ai është Ekrem Shkodra nga lagja Gavran e  Gjilanit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakUP nga sot nis procesin e provimeve të janarit
Artikulli tjetërSot nis mësimi në gjithë vendin