Në Pejë dje rreth orës 11:00 janë arrestuar tre meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit sipas viktimës mashkull K/Shqiptar e kishin detyruar atë ti paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani. Është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.