Thaçi takoi kryediplomatin e Maltës, ia përmend aspiratat e Kosovës

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela. Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe Ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakU shkelën të drejtat e pacientëve me taksën 30 euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor
Artikulli tjetërAnemia te fëmijët: Si ta identifikoni?