Skenderaj, shërbimet shëndetësore u ofrohen pacientëve në shtëpitë e tyre

0

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesjes për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanca në rajonin e Skenderajt”.

“Ky shërbim ka për qëllim që të ndihmojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që marrin mjekimin në shtëpi, që në pamundësi për shkaqe të ndryshe shëndetësore, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë qendrat mjekësore, qoftë në vendbanimin e tyre apo edhe në qytet.

Togfjalëshi “sa më afër qytetarit” merr kuptim me anë të këtij shërbimi, ku ekipet mjekësore profesionale, sipas modelit Caritas Gjerman, do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore personave në moshë, të vetmuarve dhe rasteve të rënda sociale në shtëpitë e tyre”, është shprehur kryetari Jashari.

Periudha kohore e implementimit të kësaj marrëveshjeje është dy vjeçare, dhe fillon nga 1 prilli i këtij viti deri më 31.12.2020.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakEksperti amerikan akuzon rëndë Pacollin: Për 20 vjet ndërtuat hotele, dështuat, korruptuat deri në eshtra
Artikulli tjetërHaradinaj ofron postin e tij për këdo që ndal ikjen e qytetarëve nga vendi