Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Rriten shpresat për të shpëtuar nga kanceri i gjirit!

0

Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit

Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

Skuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit.

Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar këtë eksperiment me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhej ndryshimi i mahnitshëm i qelizës.

Ky kombinim pengon në mënyrë efikase pushtimin e qelizave kancerogjene, shpërndarjen e tyre dhe përhapjen e metastazave.

Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse.

Shkencëtarët, besojnë se ky ndryshim është një përfitim i përhershëm për pacientët e tyre.

Ndonëse ekipi theksoi se jo çdo qelizë arriti të transformohej në trupin e minjve, ndryshimi në masë i tumorit në yndyrna i bën të gjithë shumë më optimistë

“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”, – është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.

Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakInvestimet astronomike të partive politike për marketing në rrjetet sociale
Artikulli tjetërAta që flenë më pak se 6 orë janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe mbipesha